USHT nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim të gjerë me UBT nga Kosova

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), nga Republika e Kosovës.

Prorektori për arsim i USHT-së, Fehari Ramadani dhe Rektori i UBT-së, EdmondHajrizi, në marrëveshjen për bashkëpunim që e firmosën janë dakorduar që mes dy institucioneve të larta arsimore të ketë bashkëpunim në projekte multilaterale.

Marrëveshja parasheh që nga të dy palët të jepen këshilla për ngritjen dhe funksionalizimin e laboratorëve për lëmi përkatëse, të realizohet përdorimi i materialeve sekondare në industri dhe të përdoret energjia eficiente në ndërtim dhe karakteristikat fizike të materialeve.

Në këtë bashkëpunim mes USHT-së dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji nga Prishtina rëndësi e veçantë i është kushtuar organizimit të aktiviteteve shkencore dhe akademike.

Në këtë drejtim do të ketë shkëmbim të stafit akademik, për seminare dhe ligjërata, në Tetovë dhe Prishtinë, të bëhet shkëmbimi i stafit akademik për studentë të masterit dhe studentë të doktoraturës për të kryer eksperimente të përbashkëta shkencore. Për këtë, lehtësirat dhe hapësirat ekzistuese reciproke mund të përdoren pa pagesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button