ONE dhe Organizata Humanitare “HILAL” ndajnë paketa për skamnorët

Me rastin e festës së madhe islame, Muajit të Ramazanit, Organizata Humanitare e BFI-së , “Hilal”, ka paraparë një sërë aksionesh humanitare për xhematin tonë në nevojë. Aksioni i parë ishte donacioni i përbërë në paketa me produkte ushqimore e higjienike, të cilën “Hilal”-it ia tha Operatori i telekomunikacionit ONE.

Me këtë rast, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, shprehur falënderime të përzemërta ONE-s,  drejtorit për  marrëdhënie me opinion, Viktor Donevskit për aksionet permanente që i koordinojnë bashkë me Drejtorin e OH “HILAL”, Mustafë Dautin, në prag të Muajit të agjërimit e që i dedikohen skamnorëve tanë.

“Mundësia për të donuar ndihma dhe për t’i shpërndarë ato, duhet kuptuar ekskluzivisht si një privilegj dhe një akt që e vë në sprovë shpirtin tonë human. Lumë si ai që ka mundësi t’ua shtrijë dorën skamnorëve dhe njerëzve në nevojë. ONE është një kompani që vite me radhë po e dëshmon shpirtin human dhe seriozitetin për bashkëpunim me institucionet dhe asociacionet përkatëse. Ndaj, në shenjë respekti për këtë shpirt human dhe për këtë solidaritet, drejtorit Donevski ia ndaj këtë Mirënjohje”, u shpreh H. Sulejman ef. Rexhepi.

Nga ana tjetër, drejtori, Viktor Donevski, me këtë rast shprehu kënaqësinë e ONE për bashkëpunimin e sinqertë që e kanë me OH “HILAL” dhe me drejtorin Dauti. “Edhe kësaj radhe ONE jep kontributin e vet modest për familjet e varfëra me qëllim që sado pak t’ua zbusim dhembjet e skamjes dhe të ndihmojmë që të kalojnë në mënyrë festive Muajin e shenj të Ramazanit. Muaji i Ramazanit është muaj i mirësisë dhe dhurimit, ndërsa ONE është një kompani e cila i ndihmon gjithnjë qytetarët në nevojë”, tha drejtori i marketingut dhe marëdhënie me publikun i ONE-s, Viktor Donevski.

 

Me këtë rast, edhe drejtori i OH “HILAL”, Mustafë Dauti, shpalosi planin e veprimit të kësaj shoqate humanitare me rastin e Muajit të Ramazanit. Siç nënvizoi Dauti, gjatë këtij muaji do të ketë shumë aksione humanitare në produkte ushqimore e higjienike dhe do të shtrohen sërë iftaresh të përbashkëta që sado pak t’u dilet në ndihmë njerëzve tanë në nevojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button