“Infoqendra”: Retorika populiste e Gruevskit një mjet që luan me ndjenjat e opinionit

Analiza e paraqitjeve publike e kryeministrit Nikolla Gruevski gjatë vitit 2013 dhe 2014, tregon se çështje kryesore, nuk është ajo se fjalimet e tij janë populiste, por cilët elemente të retorikës populiste më se shpeshti i përdor Gruevski dhe për çfarë qëllimi?

Organizata joqeveritare “Infoqendra”, bënë monitorimin e marrëdhënieve publike të qeverisë dhe përfaqësuesve të saj me qëllim që të vërtetojë nëse pushteti ekzekutiv në kohë dhe në mënyrë të drejtë informon opinionin për aktivitetet e saj, për rezultatet e arritura, për problemet e ndryshme dhe të vërtetojë se çfarë mesazhi përcjellë qeveria te qytetarët.

Raporti i tret nga ky monitorim i titulluar “Kush është populli i Gruevskit”, paraqet një analizë diskurzive e populizmit në fjalimet publike të Gruevskit.

“Populli në retorikën e Gruevskit nuk është një terminologji e qartë, por një fjali e cila duhet të mobilizojë, të ofrojë identifikim nëpërmjet zgjimit të emocioneve të publikut. Kjo nuk është e bazuar në argumente racionale, por në tema mobilizuese përplot emocione dhe të mbushura me fantazi. Për Gruevskin populli është shumica që i ka dhënë besimin në zgjedhje dhe për të kjo është instance finale për çfarëdo gjykimi moral, juridik dhe politik”, thuhet në raportin e organizatës joqeveritare “Infoqendra”.

Lajme të ngjashme

Back to top button