Thaçi takohet me Ambasadorin e Shqipërisë Petrit Bushati

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë priti në takim Ambasadorin e ri të Shqipërisë në vend, z.Petrit Bushati.

Fillimisht Kryetari Thaçi shprehi gëzimin për vendimin e ministrave të jashtëm, të vendeve anëtare të BE-së, që Republika e Shqipërisë të merr statusin e vendit kandidat, që padyshim është një lajm mjaft i gëzueshëm jo vetëm për Republikën e Shqipërisë, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Në takim bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth çështjeve aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për të gjetur mënyra për të mbështetur dhe rritur më tej bashkëpunimin, për të siguruar harmoninë dhe stabilitetin e brendshëm të vendit, por edhe të rajonit.

Bashkëbisedueset ranë dakord që prioritet të jetë forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha, bashkë me faktorin shqiptar, pasi që të dy vendet kanë të ardhme të përbashkët euro-atlantike.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button