Huawei prezanton telefonin inteligjent Honor 6

Kompania Huawei prezantoi telefonin inteligjent Honor 6, që pretendon se do të jetë një konkurrent i fortë i Samsung Galaxy S5 dhe iPhone 5S të Apple. Telefoni është i hollë me përmasa vetëm 139.8 x 68.8 x 6.5mm dhe një peshë prej 135 gramësh.

Telefoni Huawei Honor 6 ka ekran 5 inç me rezolucion paraqitjeje 1080 piksel dhe do të funksionojë në bazë të procesorit Kirin 920, me katër bërthama Cortex-A15 dhe katër Cortex-A7, së bashku me kartën grafike Mali-T624..

Sistemi operativ i Huawei Honor do të jetë ai Android 4.4.2 Kit Kat. Telefoni do të ketë parametrat me madhësi 3 GB RAM dhe 16 GB ose 32GB hapësirë të brendshme, që do të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Telefoni Huawei Honor 6 ka dy kamera, ku ajo e përparme është 13 megapiksel, ndërsa ajo e përparme 5 megapiksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button