Rexhep Qosja: Statusi kandidat në BE, një epokë e re për shqiptarët

Akademik Rexhep Qosja ishte i pranishëm në premierën e dokumentarit “Rilindësi i kohës sonë” të Rudina Xhungës, që u shfaq mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar. Në fjalën e tij Akademik Rexhep Qosja përshëndeti presidentët e mëparshëm Rexhep Mejdanin dhe Alfred Mosiun, si dhe kryeministrin aktual Edi Ramën duke i falënderuar për kontributet për statusin e kandidatit në Bashkimin Europian që i dha Europa dje Shqipërisë.

“Sot i kam mbushur 78 vjet, janë shumë për t’i numëruar dhe lëre më për t’i jetuar nga një i lindur në Bjeshkët e Nëmuna dhe i rritur në rrafshin e Kosovës. “Këto më kanë sjell shumë përjetime dhe ndjenja të farëllojshme”, tha Qosja, duke përmendur jetën që ka kaluar në Luftën e Parë Botërore, rendin komunist deri në ngritjen e rendit demokratik, si dhe  shkatërrimin e një shteti federativ që i thoshin Jugosllavi, sipas tij. “Në fillimet e pleqërisë përjetova Luftën Çlirimtare të Kosovës kundër ushtrisë pushtuese të Serbisë deri tek krijimi i shtetit të ri të Kosovës”, tha më tej Qosja. Për të gjitha këto ngjarje historike, Qosja u shpreh se “i kanë lëvizur fort mendimet dhe ndjenjat e mia.

Lajme të ngjashme

Back to top button