Maqedonia nuk do të jetë në agjendën e Samit të qershorit të KE

Në këtë Samit të qershorit të Këshillit Evropian, Maqedonia nuk do të jetë temë e bisedimeve, që nënkupton se fillimi i negociatave për aderim edhe më tutje do të mbeten të përcaktuara për një kohë pa afat, transmeton Dojce Wele.

Vend kryesor në agjendën e takimit të sotëm dhe të nesërm të shefave të shteteve dhe qeverie të vendeve anëtare të BE-së është linja strategjike e Unionit në pesë vitet e ardhshme. Prioritete edhe në të ardhmen janë hapja e vendeve të reja të punës, rritja ekonomike, mbrojtja e qytetarëve, liritë e tyre dhe siguria, por edhe vendi i BE-së si aktor global.

Nesër para dite do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Stabilizim dhe asociim me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, kurse në takimin e punës tema janë edhe Rusia dhe situata në Ukrainë. Maqedonia dhe afrimi i saj drejt BE-së edhe në këtë qershor nuk është në agjendën e Këshillit Evropian.

Pikërisht për këtë, pas marrjes së statusit kandidat të Shqipërisë, është shtruara pyetja nga DW sederi kur Maqedonia do të jetë kandidat kronik, i përhershëm dhe i vjetër. Në Berlin për Maqedoninë askush nuk është i gatshëm të flasë hapur. Megjithatë, njohës të mirë të rajonit dhe situatës politike në Maqedoni i kanë transmetuar qëndrimet e tyre.

“Negociatat për aderim të Maqedonisë në BE edhe sot janë nën ‘yllin’ e njëjtë sikur dje ose pardje. A do të fillojnë bisedimet me Qeverinë e Re të Maqedonisë ose me përbërjen e re të Komisionit Evropian varet nga vullneti i palës greke, por edhe nga ajo se sa Maqedonia do të arrijë që ta sigurojë mbështetjen e partnerëve nga BE-ja, të cilët do ta bindnin qeverinë greke të lëshojë pe në veton e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button