Vritet në atentat biznesmeni Artan Santo me plumb në kokë

TIRANE – Vritet në atentat mafioz biznesmeni dhe bankieri i njohur Artan Santo. Ekzekutimi është kryer në mes të ditës rreth orës 09:30 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në momentin që Artan Santo ka qenë duke hyrë në bankën Credins, të cilën ai e drejtonte.
 
Dyshohet se dy persona me motor dhe të maskuar kanë qëlluar me armë gjashtë herë ndaj biznesmenit, ndërsa një plumb në kokë dyshohet se ka qenë fatal duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
 
Biznesmeni 58-vjeçar, baba i dy fëmijëve, ishte drejtor i bankës Credins, aksioner i televizionit News 24 dhe televizionit Scan.
 
Dy atentatoret me motor dhe te maskuar
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarët e A1 REPORT, autorët e vrasjes së Santos duket se kanë organizuar çdo gjë në mënyrë perfekte dhe kanë ndjekur itinerarin e biznesmenit. Autorët kanë qenë të maskuar për të mos u identifikuar nga kamerat e shumta të sigurisë në këtë zonë. Ata kanë kryer ekzekutimin dhe janë larguar pa asnjë gjurmë.’

Vendi i ngjarjes Tirane
Vendi i ngjarjes Tirane

Postblloqe per kapjen e autoreve ne te gjithe Tiranen
Policia dhe grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje kanë sekusetruar kamerat e sigurisë në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-bllokut, prova e vetme deri më tani për të rindërtuar ngjarjen. Në të gjitha rrugët e Tiranës janë ngritur postblloqe per te mundesuar kapjen e autoreve.

Roja, deshmitari kyç: Santo bisedoi me atentatoret para se ta vrisinin
Roja i sigurisë i cili ka parë të gjithë ngjarjes është dëshmitari kyç i këtij ekzekutimi pasi sipas dëshmisë së tij paraprake ka deklaruar se ka dëgjuar një bisedë mes biznesmenit dhe atentatorëve.
 
Ka qenë e pamundur për të ndërhyrë me ndihmën e parë pasi biznesmeni ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button