Roza Topuzovskën përjashtohet nga partia

Këshilli qëndror i PLD-së, Roza Topuzovskën e ka përjashtuar nga Këshilli Ekzekutiv i partisë dhe nga funksioni nënkryetare e partisë.

Vendimi është marrë njëzëri, pasi që Roza Topuzovska ishte bërë deputete në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare ku ishte e renditur në pozitën e tretë të listës në njësinë zgjedhore numër 4 ndërsa nuk kishte respektuar vendimin e partisë për të bojkotuar Kuvendin.

Ajo vendosi të kthehet në Kuvend dhe ta pranojnë mandatin e deputetit, ndërkaq partia dhe lideri i saj Andrej Zhernovski thanë se Topuzovska mund t’i përfaqësojë në Kuvend vetëm qëndrimet e saja personale, por jo edhe të partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button