Rita: Rrjetet sociale janë si droga

Rita Ora ka pranuar se ka zhvilluar vartësi nga rrjetet sociale, sidomos Instagrami dhe Twitteri dhe beson se efekti i vartësisë është i ngjashëm me drogën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pranuar se gjëja e parë që bën porsa zgjohet nga gjumi është kapja e telefonit dhe hapja e rrjeteve sociale.

“Ia filloj porsa zgjohem. Shikoj me një sy hapur. Është si drogë”, ka thënë 23-vjeçarja për revistën Flare.

Ajo ka folur edhe për karrierën e saj duke thënë se është frymëzuar nga Beyonce.

“Beyonce e krijoi bazën e saj duke nisur nga e para. Mendoj se ajo është karriera që e do secila artiste femër”, ka shtuar Rita.

Lajme të ngjashme

Back to top button