Zelma i bashkohet Adrian Bujupit

Pas lansimit të këngës se saj të parë me titull ‘’Një moment’ ajo po sjellë këngën e saj të re. Bëhet fjalë për këngëtaren Zelma 17 vjeçare me origjinë nga Mitrovica por që jeton në Suedi. Ajo në një interviste ekskluzive për gazetën Tribuna ka shpalosur detaje për këngën e saj të re dhe për bashkëpunimet e ndryshme që do ti ketë me Adrian Bujupin.

“Kënga e parë është titulluar ‘Një moment’ që është mirëpritur shumë mirë nga publiku ka qenë e punuar nga Zzap&Chriss, tekstin e ka shkru Ukë Latifi, ndërsa tash unë kam kontratë 5 vjeçare që të punoj me ta” është shprehur për fillim Zelma. Ajo nuk dëshironë të ndalet me kaq pasi që brenda këtyre dy javëve do ta lansoj këngën e saj të re dhe që pret ta pëlqej publiku “Tash do ta lansoj këngën time te re pas dy javëve të titulluar ‘Çka do që ndodh’ të cilës do të ia bëjë edhe videoklipin për të cilin i kemi realizuar xhirimet,kënga prap është e punuar nga Zzap&Chriss dhe me tekst të Ukë Latifit” tregon Zelma duke shtuar që kënga është e zhanrit RnB dance.

Lajme të ngjashme

Back to top button