Shaqa në garë për “Këpucën e Artë”

Xherdan Shaqiri ka realizuar het-trik në fitoren e Zvicrës ndaj Hondurasit (3:0). Mesfushori shqiptar ka hyrë në garë për “Këpucën e Artë” të Botërorit pas tre golave të realizuar të mërkurën mbrëma.

Anëtari i Bayern Munichut ka një gol më pak se Lionel Messi i Argjetinës dhe Neymar i Brazilit. Këta dy të fundit deri më tani kanë realizuar nga katër gola.

Përveç Shaqirit, nga tre gola kanë realizuar edhe Arjen Robben, Robin van Perise (Holandë), Thomas Muller (Gjermani), James Rodriguez (Kamerun) dhe Karim Benzema (Francë).

Lajme të ngjashme

Back to top button