Gazetari Atanas Kirovski drejtor i ri dhe kryeredaktor i Televizionit Telma

Pas largimit në pension të drejtori dhe kryeredaktorit të TV Telma Risto Lazarov, pronarët e televizionit i kanë ofruar gazetarit Atanas Kirovski që më 1 korrik të merr këtë pozicion, informon Libertas.

Kirovski deri më tani nuk ka qenë i punësuar në këtë Televizion, ai ka filluar punën e tij si gazetarë në Radion e Maqedonisë, ka punuar në Televizionin A1, ishte reporter i Bi-Bi-Si-së në gjuhën Maqedonase, ishte redaktor në Forum ndërsa kohët e fundit ishte analist nga Maqedonia për televizionin Al Xhezira Ballkans.

Ky hap i Televizionit, siç mëson Libertas, bëhet që të vazhdohet puna profesionale e televizionit që të mos bëhet një televizion pro qeveritarë siç janë të tjerat.

Lajme të ngjashme

Back to top button