Shtatë vrasje për gjashtë muaj

avët e qeta në Rajonin e Pejës pa lajme të zeza nuk zgjatën shumë. As dy muaj të plotë nuk kaluan dhe kjo pjesë e Kosovës sërish gjeti veten në kronikat e zeza. Dy vrasje brenda 24 orëve trazuan qetësinë e dukagjinasve, të cilët sa kishin nisur të ndjejnë pak siguri nga masat e rritura të organeve të rendit.

Qetësia u trazua të hënën në mëngjes me vrasjen e 38-vjeçarit Ferdinand Gjini nga fshati Brekoc i Gjakovës. Ai u qëllua për vdekje me automatik nga pusia, teksa me veturën e tij po qarkullonte mbi urën që lidh fshatrat Llukë e Ulët dhe Prapaçan të komunës së Deçanit. Pa kaluar as 24 orë të plota, ky rajon sërish tronditet nga një vrasje tjetër, për të cilën disa qytetarë ende mendonin se po komentohet vrasja e një dite më parë. Mëngjesin e ditës së martë në banesën e tij në Gjakovë vritet 21-vjeçari nga Peja, Përparim Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button