Sot luhen ndeshjet e fundit të grupeve

Me duelet e ditës së sotme, Portugali – Ganë, SHBA – Gjermani, Algjeri – Rusi dhe Kore e Jugut – Belgjikë, do të përfundon raundi i parë i kampionatit botëror, apo siç njihet faza e grupeve.
Në grupin G, Portugalia e Cristiano Ronaldos duhet patjetër të fitojë përballë Ganës dhe atë me një rezultat të thellë, dhe të shpresojë që ndeshja SHBA –Gjermani, të ketë një fitues, pasi të dy kombëtaret kanë pikë të barabarta, nga katër.
Në grupin H, Belgjika e Adnan Januzajt,e cila tashmë ka siguruar kalimin në raundin tjetër, do të përballet me Koren e Jugut, kombëtare e cila ka vetëm një pikë në dy ndeshje.
Ndeshja tjetër në këtë grup është ajo në mes Algjerisë dhe Rusisë.
Renditja e grupit G pas dy ndeshjeve është kjo: Blegjika 6 pikë, Algjeria 3 pikë, Rusia 1 pikë dhe Algjeria 1 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button