fbpx

KESAJ  RADHE DO JETE NDRYSHE

(vazhdim) – NE AT` TETOVE THRRET TELALLI

…ç’të jetë

gjallë e varrosur në urinë e heshtur të njeriut

ambicie faraoni apo palcë skllavi

( Dosja e nje kenge te heshtur)

Në prologun e pjesës se parë thuhej se :…shpresa e fundit ne rrugë vazhdonte t`i puthte dorën profecisë mbi ardhjen e një njeriu me qime sheqeri…e që ne fakt aludohej, ose thënë më shtruar edhe ironizohej parasëgjithash motivi i jokorektësisë dhe pamaturisë në reflektimin respektivisht përcaktimin e identifikimin e karakterit dhe mentalitetit kolektiv ndaj  raporteve shoqërore.

Në pjesën e parë te kësaj shkrese quintenca informative ishte, para së gjithash , pra,  të përmendet idea e nje iniciative mbi formimin e një „komisioni qytetarë“, në cilësinë e një subjekti, elitar e prestigjioz, si trup autentik, aktiv e sovran, edhe, mbipartiak ;  që mbase në fillim përgjatë fushatës zgjedhore ,do të  ishin në debat publik me kanditatët e propozuar për kryetarë komune,,paskëtej do përfaqësonte „ trurin dhe zemrën“ e qytetarit dhe „ për qytetarin“, në trajtimin e nevojave dhe obligimeve,si dhe  shqyrtimin e planifikimeve dhe formave organizative të aktiviteteve komunale ,

Paraprakisht me jetësimin e komisionit në fjalë, ky komision  :  „…do te intervistoje, testoje e vleresoje kandidatet e propozuar  për kryetarë komune, publikisht, drejtperdrejt në media,

Komisioni, si e paramenduam të  përbërë nga shtatë anëtarë , do të zgjidhej nga shtatë subjekte të shtresave dhe profesioneve të ndryshme,organizatave ose, shoqatave laike e fetare.

Subjektet e prezantuara, për shtatë ditë radhazi do diskutonin dhe justifikonin parashtrimet e ndërsjellta profesionale me pjesëmarrjen e tyre  në këtë debat publik si një dialog të ofruar mbarëqytetarë  përmes ndërmjetësimit emitues por neutral prej njërës nga mediat lokale.

Dialogu zhvillohet ne formën e  lidhjes së drejtperdrejtë  dhe të hapur për shkëmbime, kërkesa e këshilla me qytetarët si nëpërmjet propozimeve dhe  interesimeve të caktuara profesionale a „civile“ poashtu edhe  parashtrimin e temave informuese.

Dinamika e modeli i përzgjedhjes së komisionit rrjedh sipas principit të përfaqësimit të subjektit të dhënë me nga një prezantues.

Pra,shoqatat, subjektet civile, lidhjet asociative…etj., zgjedhin, ngjashëm ashtu si paraqiten në propozimin e ilustruar në vijim, si një model të mundshem- skicë.

Nga një perfaqësues  nga :

–     Shoqata e Arqitekteve

–          Shoqata e Ekonomistëve

–          Shoqata e Sociologeve

–          Shoqatat  Joqeveritare

–          Lidhja e Arsimtarëve /Profesorëve

–          Lidhja e Pensionistëve

–          Bashkësitë  Fetare

Si përfundim, të posazgjedhurit , përfaqësuesit, komisioni qytetarë pra, me maturi,objektivitet e neutralitet  dhe në mënyrë profesionale do të profilizojë tiparet, aftësitë dhe mundesitë e kandidatëve, të propozuar për kryetarë komunal.

KOMISIONI ,  mëtej pas zgjedhjes së kryetarit komunal do të vazhdojë „jetën“ si trup i pavarur i të „ SHTATË TË URTËVE“ apo  „KUVENDI I PLEQËVE“   si mbikqyrës i aktiviteteve dhe raporteve komunale, gjithnjë, i pavarur dhe neutral me ritëm dhe status të veçantë “

P S

Për shkaqe teknike është e nevojshme që ndokush nga shoqatat e cekura të merr për sipër kontaktet me njërën nga mediat lokale, për aranzhimin e termineve emituese.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button
Close