Fundvit shkollor me shumë aktivitete në Wilson

Shkolla Woodrow Wilson në Tetovë perfundon vitin shkollor 2013/2014 më një sërë aktivitetesh shkollore dhe teatrale. Puna intenzive dhe përpjekjet e panumërta të stafit, nxënësve dhe prindërve u kurorëzuan në fundvit me shfaqe teatrale, recitime, permformancë të korit, vallëzim, shfaqje filmash të shkurtë të përgatitura nga nxënësit, si dhe ndarje mirënjohjesh për të arriturat e vitit.

Woodrow Wilson në Tetovë
Woodrow Wilson në Tetovë

Manifestimet filluan me ceremoninë e Ciklit Fillor në të cilën, përveç ndarjeve tëçertifikatave për mbarimin e sukseshëm të vitit, filloristët wilsonas dhanë shfaqen e tyre të fundit para mësimdhënësve, stafit dhe prindërve.

Gjatë tërë gjysmë vitit të dytë, nxënësit e ciklit të mesëm dhe ciklit fillor 6-8, kanë punuar në përgatitjen e dramave të ndryshme si pjesë e lëndës “Gjuhë Shqipe” dhe “Gjuhë Angleze” dhe gjatë javës së fundit shkollore çdo klasë shfaqi pjesët teatrale para të pranishmive. Në kuadër të këtij aktiviteti u shfaq edhe filmi i shkurt i xhiruar nga vetë nxënësit e klasës së 6-të.

Në Asamblenë Finale të shkollës ndër të tjerash, u mirëpriten nxënësit wilsonas Arjana Begzati dhe Reart Limani të Skollës së Mesme të cilët për një vit kishin vazhduar mësimet në SHBA përmes programit YES për shkëmbim nxënësish. Pas përmbledhjes së aktiviteteve të këtij viti të prezantuar nga udhëheqësi i Shkollës së Mesme z. Lucas Dines, në skenë u ngjit Kori i Shkollës Wilson i cili pas pranimit të mirënjohjeve për fitimin e vendit të parë në Garat Nacionale të R. së Maqedonisë të mbajtura në Kavadarci, kënduan këngën fituese para një publiku të ekzaltuar.

Woodrow Wilson në Tetovë
Woodrow Wilson në Tetovë

Ceremonia e gjysmë maturës ishte manifestimi i fundit i një viti mbresëlënës në amfiteatrin e Shkollës Wilson. Nxënësit e klasave të 8-ta pranuan çertifikatat dhe mirënjohjet për arritjet e këtij viti dhe gjuajtën kapelat lartë në formë simbolike në një atmosferë sa festive aq edhe emocionale për të gjithë.

Në fjalën përuruese, drejtoresha e shkollës znj. Elita Masha tha: “Ne nuk e filluam misionin tonë me shpresë se do të bëjmë çudira ose se do ta ndryshojmë botën, por e filluam me bindjen se ne do përgatitim individë tëcilët do ta realizojnë këtë qëllim. Dhe këtë qëllim po e realizojmë me punën që bëjmë, me plan-programin amerikan, me njëkampus që ka infrastrukturë dhe pajisje nga mëmodernet, si dhe mësimdhënës tëgatshëm ta shpien këtë mision drejt cakut të vet.”

Woodrow Wilson në Tetovë
Woodrow Wilson në Tetovë

“Proceset mësimore dhe organizimet ceremoniale dhe festive tanimë kanë arritur nivelin profesional rutinor në Wilson. Është kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e këtij procesi, pjesë e këtij ekipi kaq përpjekës dhe progresiv. Për ne, si dëshmitarë, si spektatorë dhe si pjesëmarrës aktiv në rritjen, evoluimin dhe edukimin e nxënësve tanë në individë të kompletuar me cilësi ndërkombëtare, është shpërblimi më i madh dhe më i kënaqshëm që po përjetojmë nga viti në vit. Jemi gjithmonë mirënjohës ndaj punës dhe përpjekjeve të bëra nga i gjithë stafi dhe udhëheqësia e Shkollës Wilson dhe përkrahjes së vazhdueshme të prindërve dhe u urojmë nxënësve suksese të mëtejshme” u shpreh Vigan Halimi, udhëheqës i zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Wilson.

Lajme të ngjashme

Back to top button