”Unë jam mirë, kur asht mirë Shqypnia”

Shqipëria mori statusin kandidat për Bashkimin Europian. U gëzuan të gjithë shqiptarët, veçanërisht ato që ndodhen jashtë kufijve.

Jo, kësaj radhe nuk do të fokusohem tek kontradiktat dhe ‘reformat’ e qeverisë, por tek një fjali e heroit Isa Boletinit, e cila më ra në sy tek shumë bashkëkombas e miq të mi. Bëhet fjalë për thënien e mirënjohur në mesin tonë: ‘Unë jam mirë, kur asht mirë Shqypnia’.

Nuk do doja të u’a prish ‘mirësitë’ dashamirëve, thjeshtë do u’a përkujtoj një nga rastet e heroit, kur ai ishte në Londër, që të diskutonte rreth çështjes shqiptare. Kur lordi anglez e pyeti se ku binte në hartë fshati i tij, Isa Boletini i’u përgjigj: ‘Unë s’kam ardhur në Londër për Mitrovicën time, por kam ardhur për të gjitha tokat shqiptare që të bashkohen në një shtet’.

Saipërket integrimit, sinqerisht duke shikuar kronologjinë e ngjarjeve historike si dhe gjendjen e shteteve brenda BE-së, nuk shoh perspektivë, në këtë rrugëtim drejt vlerave të ashtuquajtura ‘bashkëkohore’, qofshin ato sociale ekonomike, apo të tjerat me radhë, mirëpo uroj që së paku me vehte të bartin ato vlera që i ndërtuam me fanatizëm ndër shekuj, përfshi këtu ato morale kombëtare njëashtu edhe fetare. Po, edhe unë jam mirë, kur asht mirë Shqypnia, por jo vetëm ajo zyrtare!

Lajme të ngjashme

Back to top button