“Elita 5″ stërmbush sheshin “Iliria” (VIDEO)

Rock grupi i mirënjohur tetovar, Elita 5 ka stërmbushur sonte sheshin “Iliria” në promovimin e albumit të tyre të ri “Mohikani i Fundit”. Albumi vjen pas 10 vitesh pushim me albume të këtij grupi.

Vlen të theksohet se sheshi i qytetit ishte i stërmbushur me tetovarë dhe tetovare, adhurues të këngëve të grupit Elita 5.

Sheshi Iliria
Sheshi Iliria

Në një performancë live, përgjatë dy orëve rock grupi shfaqi këngët nga repertuari i tyre, si dhe bashkë me promovimin e albumit u bë edhe promovimi i videoklipit “Më fal” që prej sonte e dha provimin se do jetë një hit i vërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button