fbpx

Shtatzania, rregullat për të frekuentuar plazhet

Edhe pse jeni shtatëzënë, nuk keni arsye për të hequr dorë nga deti. Mjafton të ndiqni disa
rregulla për të shijuar plazhin në siguri të plotë.

Këto jane rregullat që gratë shtatëzëna duhet të ndjekin në plazh sipas Nicola Surico, president i
shoqatës italiane të Gjinekologjisë dhe Mamive.
Dekalogu i tij per te jetuar plazhin ne siguri te plote:

  1.  Ndalohet ekspozimi në diell, në orët më të nxehta të ditës.
  2. Përdorni një mbrojtje totale, për të evituar shfaqjen e njollave në fytyre, sepse ato nuk do t’ju ikin më.
  3. Pini shumë ujë, deri në 2 litra në ditë.
  4. Evitoni aperitivet alkoolike.
  5. Evitoni peshkun e papërpunuar dhe frutat e detit, për shkak se rrezikoni hepatitin.
  6.  Bëni shume not, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut te këmbët.
  7. Hani vakte të pakta e të shpeshta, duke preferuar perimet dhe frutat, por evitoni frutat me shumë sheqer, si rrushi, bananet, ananasi dhe fiqtë.
  8. Në rast se ju vjen dhimbje koke, lini direkt plazhin sepse mund te jetë faji i diellit.
  9. Bëni kujdes nga ulja e tensionit. Mund t’ju ndodhë edhe kur bëni lëvizje të vogla, si ngritja nga shezlongu.
  10.  Mos u ulni kurrë në rërë apo shezlong pa një peshqir, që duhet të jetë në mënyrë rigoroze personal, për të evituar infeksionet vaginale.
Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close