Tregoni kujdes me grimin gjatë verës

Disa kërkime të bëra kohët e fundit kanë treguar se aplikimi i grimit çdo ditë, sidomos në ditët e nxehta të verës mund të jetë i dëmshëm për lëkurën dhe shëndetin tuaj.

Studimet e bëra tregojnë se disa gra përdorin rreth 20 produkte të ndryshme kozmetike, veçanërisht grimin, ku pjesa më e madhe e këtyre produkteve përdorën jashtë datës së tyre të skadencës. Besimi dhe siguria te ky “kokteil” produktesh kozmetike të cilat mendohet se sjellin një shkallë më të lartë bukurie, përmbajnë edhe një mori kimikatesh të cilat përthithen nga trupi dhe mund të dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme lëkurën.

Përdorimi i produkteve kozmetike mund të shoqërohet edhe me efekte anësore të cilat mund të sjellin probleme të lëkurës, plakje të parakohshme dhe mund të çojnë deri edhe në shfaqje të ndonjë kanceri të lëkurës.

Përdorimi i grimit rreth zonës së syve mund të sjellë infeksion të tyre apo edhe probleme të tjera. Shkak për shfaqjen e problemeve të lëkurës nga përdorja e produkteve kozmetike janë rastet kur lëkura është e yndyrshme.

Testosteroni është shkaktari i parë i të paturit një lëkurë të yndyrshme,ky hormon në fakt është rregulluesi i dhjamit në lëkurë. Nëqoftëse gjendrat e dhjamit janë tepër të ndjeshme kundrejt testosteronit, pashmangshmërisht prodhojnë më shumë yndyrë. Kjo e fundit del nga poret e lëkurës duke lënë disa pjesë të fytyrës të lagura.

Nëse poret mbyllen, mund të shfaqen pika të zeza ose puçra anti estetike.
 Si të veproni në këto raste?
 Është e këshillueshme që të hiqni nga përdorimi të gjitha ato lloj terapish si p.sh. sapuni me squfur dhe pecetat fërkuese agresive, më mirë zgjidhni kura të thjeshta. Duhen evituar produktet me bazë vaji, produktet e përbëra dhe ato tepër të lëngshme sepse këto produkte mbyllin poret. Më efikase janë produktet jo shumë të lëngshme dhe makiazhi i fytyrës në formë pudre.

Sipas dermatologëve pastërtia është hapi i parë për te kuruar lëkurën e yndyrshme. Duhet të zgjidhen produkte delikate në formë xheli ose qumështi. Çdo nate është e këshillueshme të lagni fytyrën me lëngun e një gjysme limoni të tretur ne gjysmë gote uji sepse ndihmon në zvogëlimin e poreve. Kjo kurë duhet ndjekur çdo javë.

Dietologët dhe endokrinologët këshillojnë të ndiqni një dietë të rregullt e cila të sjellë testosteronin në nivelin e duhur. Për të arritur këtë, duhet të kufizoni karbohidratet si: buka, makaronat, ëmbëlsirat, yndyrnat shtazore etj. Duhet të përdoren vitaminat B6, B2. Vitamina B6 gjendet te vaji i grurit dhe tek banania. Ndërsa Vitamina B2 gjendet tek drithërat dhe perimet. E këshillueshme është të pini të paktën 2 litra ujë në ditë. Kjo do të ndihmojë lëkurën tuaj të bëhet elastike dhe e shndritshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button