Franca me barazim ruajti pozitën e parë

Vendi i parë i takon Francës në grupin E. Skuadrës së trajnerit Didier Deschamps, i ka mjaftuar barazimi përballë Ekuadorit, për t’ia mundësuar vendin e parë në këtë grup.
Franca luajti baras pa gola me Ekuadorin, por dy fitoret e arritura në dy ndeshjet e para, bënë që Trekolorët me shtatë pikë të renditën të parët në këtë grup.

Renditja përfundimtare e grupit E është kjo: Franca 7 pikë, Zvicra 6 pikë, Ekuadori 4 pikë dhe Hondurasi 0 pikë.
Në fazën tjetër Franca do të takohet me Nigerinë, ndërsa Zvicra e shqiptarëve me Argjentinën e Lionel Messit.

Lajme të ngjashme

Back to top button