fbpx

Android me 1 miliard njerëz, që bëjnë 93 milionë “selfie” në ditë

Derisa Google I/O është në zhvillim e sipër, drejtuesi i Android, Sundar Pichai ka dhënë disa shifra marramendëse për publikin dhe gjithë industrinë mobile në përgjithësi.
Tashmë dihet se nga katër telefona “smart” tre prej tyre bazohen në sistemin operativ Android, ndërsa tani Google është përqëndruar në ndryshimin e dizajnit të sistemit operativ, si dhe ka dhënë disa numra të përdorimit të platformës më të madhe mobile në botë.

Sot, Android thuhet se ka arritur tek 1 miliardë përdorues mujor aktiv, ndërsa nga Android dërgohen rreth 20 miliardë mesazhe në ditë, shkrepen 93 milionë “selfies” në ditë.

Google ka folur shkurt edhe për tabletët, duke thënë se tani sistemi i saj operativ ka mbi 62 për qind të tregut, një rritje kjo nga 46 për qind sa kishte vitin e kaluar. /telegrafi

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close