Tuna dhe Geti me superluks

Ata dhe stafi #FenixTeam sapo janë kthyer nga xhirimet e videoklipit të këngës së shumëpërfolur në media.
Bashkëpunimi midis Tunës dhe Getoar Selimit po pritet me pa durim nga fansat. Xhirimet kanë zgjatur rreth një javë në një resort superluksoz në Turqi.

Kënga sigurisht që është e rrymës hip hop dhe do të publikohet në ditët e para të korrikut. Për këtë video ka punuar një staf shumë kreativ duke u nisur që nga studioja “Entermedia”, regjisori maqedonas Dejan Miliçeviq, veshjet nga Niko Komani, grimi Vjosa Cena për flokët është kujdesur parukieria xhamajkane Sharon Ann- Marie Boadie që tani është pjesë e stafit të Tunës dhe grupit #FenixTeam gjithashtu edhe Armend Gashi.

Pritet bomba e kësaj vere me pak fjalë, bëhuni gati.

Fenix Team në Resort në Turqi
Fenix Team në Resort në Turqi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button