5 vjet nga vdekja e Michael Jackson, ja disa sekrete dhe kuriozitete

Sot kanë kaluar plotë 5 vjet nga “zhdukja” e Michael Jackson, por look-u, muzika dhe imazhi i tij duket se jetojnë më shumë se kurrë. Stili i tij shënjoi një epokë të vërtetë dhe madje edhe sot e kësaj dite disa objekte që e kanë bërë look-un e tij unik lidhen menjëherë me figurën e tij.
Që nga dorezat e deri te këpucët me dollak, çdo detaj shikohej me kujdes për të bërë që çdo vidioklip, koncert, këngë të ishte më se e veçantë. Ja disa kuriozitete mbi simbolet e tij më të famshme:

Dorezat prej diamanti të rremë: ato ishin të mbuluara me 1200 kristale të thurura me dorë. U shitën në një ankand në vitin 2009 për 420.000$. Për to ai thoshte: “të gjithë veshin dy doreza, unë vë vetëm një në mënyrë që të tërheqë sa më shumë vëmendjen e publikut.

Xhaketa prej lëkure me ngjyrë të kuqe: ajo u shit për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011. Në të ishin të vendosura rreth 11 mijë llamba të vogla të cilat ndriçoheshin sipas ritmit të këngës.

Këpucët me dollak: përmasa e këpucëve të Michael ka mbetur ende misterioze. Këpucët e tij ishin pothuajse gjithmonë të shndritshme në koncertet që zhvillonte dhe kjo për t’u parë nga publiku kur ai duhet të performonte me kurriz. Një palë këpucë të tilla janë shitur për 66.000 $.

Kapelja prej shajaku: fillimisht këtë kapele Michael donte ta vendoste në grup me Jackson 5, por produksioni ia ndaloi.

Lajme të ngjashme

Back to top button