Messi shkëlqen përsëri

Lionel Messi me një paraqitje fantastike o ka dhënë fitoren Argjentinës në ndeshjen e fundit në grupe . Kombëtarja nga Amerika Latine ka mposhtur Nigerinë me rezultat 3-2.
Ndeshja fillojë me një ritëm shumë të lartë, pasi që në katër minutat e para të ndeshjes u shënuan dy gola.
Ishte Lionel Messi që në minutën e 3’ shënoi për 1-0 për Argjentinën, por nuk vonoi shumë dhe pas një minute, Ahemd Musa barazoi rezultatin.

Kur po mendohej se pjesa e parë do të përfundoi 1-1, ishte përsëri Lionel Messi me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit që i dha epërsinë Argjentinës.

Si pjesa e parë filloi edhe e dytë, pasi që në fillim të saj erdhën dy gola të tjerë. Së pari në minutën e 47’, ishte përsëri Ahmed Musa që barazoi rezultatin, por Argjentinës iu deshën dy minuta për ta rikthyer epërsinë në 3-2 nëpërmjet të Marcos Rojo, goli i të cilët doli të jetë edhe i fundit i kësaj ndeshje.

Renditja përfundimtare e F: Argjentina 9 pikë, Nigeria 4, Bosnja dhe Hercegovina 3 pikë dhe Irani 1 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button