Boshnjakët u këndellën në fund

Kombëtarja e Bosnjë e Hercegovinës, ka shënuar fitoren e parë në kampionatin botëror. Skuadra e udhëhequr nga sulmuesi Edin Dzeko ka mposhtur me rezultat 3-1 kombëtaren e Iranit.
Edin Dzeko në minutën 23’, Miralem Pjanic në të 59’ dhe Avdija Vrsajevic në minutën e 83’, ishin realizatorët për boshnjakët.

Golin e vetëm për iranianët e shënoi Reza Ghoochannejhad në minutën 82’.

Si për Bosnjën ashtu edhe për Iranin aventura e botërorit përfundoi sonte, pasi që të dy këto kombëtare kanë pikë më pak se Argjentina dhe Nigeria, kombëtare që kalojnë tutje nga ky grup.

Lajme të ngjashme

Back to top button