Shkupi ndezi motorët për sezonin e ri (Foto)

Nga dita e martë FC Shkupi ka përfunduar me pushimin veror dhe tani më do ti përkushtohet fushës së blertë për të filluar një sezon të ri futbollistik, që të përmbush edhe një kërkesë të kryesisë, kthimit në elitën e futbollit në Maqedoni.
Grumbullimi i parë ka ndodhur sot (e martë) në orën 17:00, ku kishte disa futbollistë të cilët ende nuk kanë përfunduar me pushimin, por nga e mërkura skuadra do të jetë komplete.
Pikërisht për këtë është prononcuar edhe trajneri Zekirija Ramadani i cili ka dhënë sqarime lidhur me fazën e parë të përgatitjeve.
“Jemi grumbulluar sot për të filluar dhe fazën e parë të përgatitjeve e cila do të zgjatë 10 ditë në Shkup, duke filluar me disa mungesa të lejuara, por që nesër do të kemi të gjithë ekipin në diskonim dhe besoj se do të jemi gati për një fillim të mbarë. Me ne do të jetë dhe përforcimi i vetëm i ri, Goran Maznov dhe të gjithë të tjerët që kanë mbetur në skuadër. I fillojmë përgatitjet me nga një stërvitje në ditë, pasi që kishim një kohë të gjatë pushim, e më pas do të rrisim intensitetin e stërvitjeve për të filluar pas disa ditëve edhe me ndeshje kontrolluese”, ka thënë mes tjerash Ramadani.

Ardian Nuhiu dhe Goran Stankovski
Ardian Nuhiu dhe Goran Stankovski

Pasi të përfundojë faza e parë e përgatitjeve Skuadra e Shkupit do të vazhdojë me përgatitje në Strugë, ku do të qëndrojë edhe për disa javë, ndërsa atje do të shfrytëzojë mundësinë që të organizojë ndeshje kontrolluese me ekipe të ndryshme për të testuar formën e lojtarëve.
Të përkujtojmë se FC Shkupi sezonin e kaluar e përfundoi në pozitën e 4-të në Ligën e Dytë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të sezonit kryesia e klubit ka thënë se sezonin 2014/15 synon kthimin e Shkupit në Ligën e Parë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button