fbpx

Ekspertët: Regjistrimi i popullësisë i domosdoshëm

Regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm për organizimin e shtetit, zgjedhjeve, për arsimin, shëndetësinë, politikat sociale dhe zhvillimin ekonomik, andaj edhe duhet të realizohet pa humbur kohë. Kështu vlerësojnë ish anëtarë të entit të statistikave dhe të komisionit për mbarëvajtjen  e regjistrimit të popullsisë. Ish kryetari i Entit për Statistikë Donço Gerasimovski e hap si çështje edhe punën e migrimit. Sipas tij, është me rëndësi të mësohet edhe numri i personave të cilët jetojnë jashtë shtetit.

“Kjo patjetër duhet të funksionojë brenda institucioneve të shtetit.  Të dimë kush, kur ka dalë ka hyrë dhe do të kthehet, çfarë ka bërë e të tjerë. Duhet të kemi të dhëna në fushën e ekonomisë, aspektit social, arsimit”, tha Donço Gerasimovksi, ish kryetar i Entit për Statistikë.

Ish nënkryetari i Komisionit për regjistrimin e popullsisë, akademiku Abylmenaf Bexheti vlerëson se interpretimet e ndryshme të ligjit, çuan në dështimin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.

“Kur interpretonin përfaqësuesit e etnitetit maqedonas kishte tjetër version, kurse kur interpretonin pjesëtarët e etnitetit shqiptar kishte tjetër version. Çfarë prisni prej kësaj. Vërtetë mendoni se kjo do të realizohet regjistrim në terren që do të pranohet nga të dyja anët. Çfarë besimi mund të keni kur në Entin për Statistikë, tek trupi teknik që do ti përpunonte të dhënat asnjë person nga gjithsej 8 nuk ishte shqiptar”, deklaroi Abdulmenaf Bexheti, Akademik.

“Vijmë deri në një përfundim se në Maqedoni sekret shtetëror apo tabu temë janë numrat dhe paratë. Nëse shohim se numrat janë sekret sigurisht se do të jenë sekret edhe subvencionet bujqësore që nuk e dimë sa janë në numër, nuk do të dimë për privatizimin  e tokave shtetërore e të tjerë”, u shpreh Frosina Remenski, profesoreshë universitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close