Ahmeti: Të kënaqemi me suksesin e Shqipërisë edhe ne jemi duke punuar

“A do e lejmë të kënaqemi edhe pak me suksesin e Shqipërisë dhe tani do flasim edhe për hapat tjerë që duhet ti bëjnë vendet tjera, jemi duke punuar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, pas takimit meambasadorin shqiptar në Maqedoni Petrit Bushati.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk deshi të komentojë se kur Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shkurt tha se Maqedonia është duke u punuar në këtë drejtim, por për momentin Ahmeti tha se do të merret me suksesin e Shqipërisë në rrugën e saj për në BE.

“E shfrytëzoj rastin publikisht të uroj zotin Bushati dhe përmes tij të gjithë autoritetet në Shqipëri për statusin kandidat të Shqipërisë për në BE me çka vlerësuam që kjo ngjarje është shumë e rëndësishme dhe një e arritur jashtë zakonisht e madhe jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, deklaroi Ali Ahmeti , kryetar i BDI-së.

Bushati nga ana tjetër ka uruar Ahmetin për punën që bën ai dhe BDI-ja për integrimin e vendit, ndërsa shtoi se Shqipëria përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Kjo është vërtetë ngjarje e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe gjithë rajonin, sepse tregon që rajoni në mënyrë unike ka një ecje të sigurt drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. Shqipëria zoti Ahmeti siç e dini mbështet Maqedoninë për anëtarësimin në NATO dhe njëkohësisht në BE, dhe aktualisht Shqipëria si vend i NATO-s do të jetë krah kësaj përpjekjeje dhe sidomos si “, deklaroi Petrit Bushati, Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Kreu i integristëve Ahmeti, në selinë e partisë në Reçicë takoi edhe ambasadorin e SHBA-ve në vend Poll Uollers.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button