Analistët: Takimi Gruevski-Zaev, joserioz

Takimi i djeshëm Gruevski-Zaev ishte joserioz dhe i pa suksesshëm. Sipas analistit Mersel Bilalli takimi ishte një aktrim i cili do të shërbej vetëm si arsyetim para opinionit vendas dhe të huaj, ndërsa Vlladimir Misev e vlerëson si të pasuksesshëm për shkak të ultimatumeve nga të dyja palët.

“Nuk jam i bindur se është fjala për ndonjë dialog tejet serioz aq më pak kur nuk kemi prezent ndërmjetësimin e fuqishëm të faktorit ndërkombëtar dhe duke e ditur se i gjithë fokusi politik i Gruveskit dhe instilacioneve të tija është eliminimi tinëzak i agjendës euro atlantike, këto bisedime mund t’i shërbejnë vetëm si arsyetim apo hedhje faji dikujt tjetër , pra ky është një aktrim që të mos arrije rezultate konkrete dhe për shkak të mungesës së rezultateve fajtor të jetë dikush tjetër”, tha për Alsat M Mersel Bilalli, analist.

“Sipas meje ultimatumet nga të dyja palët nuk lejojnë vazhdimin e mëtejmë të negociatave. Vlerësoj se qasja e opozitës nuk është në rregull pasi edhe u paralajmërua që në fillim ndërsa është edhe absurde të pritet formimi i qeveris teknike e cila është kusht për vazhdimin e pikave tjera nga paketa e negociatave”, u shpreh Vlladimir Misev, analist.

Misev vlerëson se nëse opozita është më konstruktive në bisedime mund të ketë një rrugëdalje ndërsa Bilalli është skeptik në një epilog pozitiv për shkak të përvojave të mëparshme. Sipas tij, më e lehtë zgjidhja mund të arrihet përmes organizimit të forcave demokratike se sa atyre politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button