fbpx

Nxënësit e Çairit, dëftesat me emrat e vjetër të heronjve maqedonas

Nxënësit e katër shkollave fillore në Komunën e Çairit edhe këtë vit dëftesat do ti marrin me emrat e vjetër të heronjve maqedonas. Ministri i ri i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi nuk dha shpresa se diçka mund të ndryshojë në këtë drejtim, por shtoi se do të angazhohet që bashkë me këshillin e prindërve, arsimtarëve dhe Komunën e Çairit të marrin vendim përfundimtar. Ndërkohë që dëftesat që nxënësit duhet ti marrin të Hënën do të jenë me emrat e vjetër të shkollave.

“Do të jenë në bazë të ligjit, ashtu siç e parasheh ligji. Çdo vendim në ministri do të jetë mirë i konsultuar, veçanërisht me palët e tanguara dhe në këtë rast do të jetë mirë e konsultuar dhe të kyçur edhe prindërit pra këshillat mësimore, këshillat e prindërve, këshillat arsimore nëpër shkolla por edhe Komuna e Çairit me qëllim që të marrim një vendim përfundimtar i cili do të jetë në të mirën edhe të shkollave në Çair por edhe në të mirën e arsimit në përgjithësi”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Dy javë më parë Kreu i Çairit Izet Mexhiti tha se ndryshimi i emrave të shkollave është bërë në mënyrë të ligjshme dhe se sipas tij pritet vetëm epilogu formal i Ministrisë së Arsimit.

“Mendojë se gjithçka është e qartë rreth emrave të shkollave, vullneti i prindërve, i nxënësve, i këshilltarëve dhe vetë kryetarit të Çairit, mbetet vetëm të gjendet vullnet i mirë, të regjistrohen në Ministrinë e Arsimit dhe në regjistrin qendror dhe të përmbyllet si problem”, u shpreh Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Dy vjet më parë Komuna e Çairit kishte miratuar vendimin për emërtimet e reja të katër shkollave shqipe: “Imri Elezi”, “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina” dhe “Jashar Bej Shkupi”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close