USHT ka lidhur marrëveshje me Dhomën e Tregtisë britanike

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Britanisë së Madhe, kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Ky memorandum u firmos nga Rektori i USHT-së, Prof. Vullnet Ameti dhe Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e Britanisë së Madhe, Zenel Hoxha.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që palët të mundësojnë që të realizohet: “Prezantimi dhe implementimi i kurikulave shtesë, me akreditim nga universitete prestigjioze Britanike; Mbështetja për rritjen e nivelit të përdorimit të gjuhës angleze dhe implementimin e testimit dhe certifikimit ndërkombëtar Cambridge ESOL – Bulats, për të gjithë studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës; Krijimi i “Qendrës së Certifikimit të Standardeve”, i cili do të jetë platformë që do të iniciojë projekte studimore për profesorët e Universitetit, studentët më të mirë, profesorët e universiteteve evropiane dhe botën e biznesit.

Objektivi i parë do të jetë organizimi i konferencave shkencore rajonale dhe ndërkombëtare; Binjakëzimi i Universitetit me universitete prestigjioze Britanike, me qëllim këmbimin e përvojave shkencore; Krijimi i një Këshilli Lobues për promovimin dhe marketimin e sferës intelektuale të Universitetit, me referim në përvojën e ekonomisë së tregut evropian në këtë fushë; Krijimin dhe manaxhimin e mekanizmave investues, për realizimin e projekteve të ndryshme të iniciuar nga Universiteti, si dhe krijimi i një moduli për fushat e shkencave të manaxhimit të shëndetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button