Fyle pret dialog politik konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës

Komisari për zgjerim Shtefan Fyle në intervistën për NOVA, konfirmon se njëherë nuk do të vizitojë Maqedoninë por zbulon se porositë e tij ia ka dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski personalisht por edhe nëpërmjet takimit me kryetarin Gjorge Ivanov më 15 maj.

Në bisedën e tij Fyle nënvizon se ka vlerësim të njëjtë me OSBE/ODIHR për zgjedhjet. “Pajtohem me ata edhe rreth problemeve për mbulimin jo të barabartë nga ana e mediumeve dhe mungesën e ndarjes mes shtetit dhe aktiviteteve partiake”, thotë Fyle dhe shton se në këtë fushë do të sheh rezultate.

Komisari për zgjerim pret dialog politik konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës. Brengosja momentale e tij për Maqedoninë ka të bëjë me rrezikun për kthim prapa të shumë fushave të cilat më herët kishin përparuar.

“Për shembull, si të përmirësohet liria e mediave dhe kultura e mediave, si t ë sigurohet pavarësia e gjyqësorit dhe kualiteti i gjykatave siç presin qytetarët t’u sigurohet dhe si të ketë atmosferë për politikë konstruktive. Të gjithë këtë i kam shpjeguar kryeministrit dhe pres të shoh përparim”, thotë Fyle.

Lajme të ngjashme

Back to top button