Elita 5 promovon sonte albumin në Sheshin e Tetovës

Sot, më datë 25.06.2014 (e mërkurë), në ora 18:30 në hapësirën hyrëse të Pallatit të Kulturës-  Tetovë do të organizohet pjesa formale e promovimit të albumit “Mohikani i Fundit” nga rrok grupi tetovar, Elita 5.

Ky prezantim dhe koncerti madhështor i cili në ora 21:00 do të mbahet në sheshin Iliria, janë aktivitetet përmbyllëse të festivalit kulturor “Vera e Kulturës Tetovare” i cili tani më 2 vjet mbahet në komunën e Tetovës.

Në promovim do të jenë prezent Kryetarja e komunës së Tetovës, Znj. Teuta Arifi si dhe shumë mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova .

Lajme të ngjashme

Back to top button