Erdogan kërkon parandalimin e xhihadistëve nga udhëtimi në Turqi

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje shteteve evropiane që t’i parandalojnë luftëtarët xhihadistë nga udhëtimi në Turqi, nga ku më pas iu bashkohen grupeve radikale në Siri.

Duke iu drejtuar ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, Erdogan kërkoi nga këto shtete që të bashkëpunojnë me Ankaranë, në këmbim të të dhënave informative për njerëz që ndoshta tashmë arritën në Turqi, transmeton Koha.net.

Ai tha se Turqia tashmë ndaloi më shumë se 5 mijë persona, për të cilët dyshohet se janë xhihadistë që të mos hyjnë në territorin e saj. Së paku 824 persona të tjerë janë depërtuar nga Turqia.

Erdogan ka thënë se këta luftëtarë paraqesin rrezik për Turqinë e gjithashtu edhe për shtetet evropiane, sidomos pas kthimit të tyre nga lufta.

Përveç parandalimit të xhihadistëve kryeministri turk kërkoi ndihmë nga Evropa edhe për refugjatët sirianë në Turqi, e që sipas vlerësimeve, janë 1 milionë.

Lajme të ngjashme

Back to top button