Mehmeti ‘qorton’ partit turke në koalicion me VMRO, haron se edhe ajo është pjesë e saj

Përfaqësuesja e lartë e BDI-së, Ermira Mehmeti, ka thënë se “’Rilindja kulturore” e shpikur nëpër laboratore politike, nuk i dedikohet respektimit të të gjitha vlerave të diversitetit dhe identiteteve të ndryshme fetare në Shkup”.

“Ky është performimi i Mehter, bandës ushtarake marshuese nga Turqia, e cila dikur ndiqte ushtrinë osmane në betejat e saj. Sot Mehter performonte tek sheshi i ri tek kompleksi ‘Shkupi 2014’, mu në hyrje të Urës së Gurit, këtu në Shkup.

Pa dashur të keqkuptohem, dëshiroj vetëm të parashtroj dilemat e mia në raport me imazhin e krijuar: – mysafirë të ngjarjes kulturore ishin edhe zyrtarë të lartë të shtetit turk. Vallë, si janë ndier ata, kur në hyrje të Urës së Gurit, simbolit më autentik të trashëgimisë osmane të Shkupit tonë, kanë parë të vendosur si roje, Shën Qirilin, Metodin, Klimentin e Naumin? – vallë, si ndjehet deputeti dhe lideri i Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni, si pjesëtar i koalicionit të madh të VMRO, kur shikon ndërtimet të cilat paraqesin një projekt politik për të margjinalizuar trashëgiminë osmane e myslimane të Shkupit?

A thua vallë nikoqirët maqedonas, u kanë shpjeguar miqve të nderuar nga Turqia, se ‘Rilindja kulturore’ të cilën e kanë shpikur nëpër laboratore politike, nuk i dedikohet respektimit të të gjitha vlerave të diversitetit dhe identiteteve të ndryshme fetare në Shkup, dhe për këtë arsye refuzimi për të rindërtuar Burmali Xhaminë është vetëm politik?, ka pyetur në rrjetin social të Fejsbukut Mehmeti. “Këto janë vetëm disa dilema qe m’u parashtruan teksa ndiqja performancën e shkëlqyer të Mehter.

Dhe, duke i parashtruar këto pyetje, në fakt, vetëm dëshiroj të përkujtoj se nuk duhet dhe nuk mund të jenë vetëm shqiptarët e Maqedonisë mbrojtësit e vlerave dhe trashëgimisë osmane dhe myslimane në Shkup. Ajo çfarë nevojitet është një koalicion gjithpërfshirës i kontestuesve te Shkupi 2014, dhe këtu komuniteti turk duhet te ketë zërin e vetë të fuqishëm. Veç thash…”, përfundon Ermira Mehmeti nga BDI.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. kjo GOC ESHTE NJE FENOMEN! NUK MUND TA KUPTON NJERI SE KUR JANE FJALET E SAJA ME TE VERTETA….

Back to top button