VIP-at gëzohen për Shqipërinë

Shteti i Shqipërisë dje mori statusin kanditat për hyrjen në Bashkimin Evropian, e kësaj çështje padyshim që i janë gëzuar edhe VIP-at tanë, të cilët rrjetet sociale kanë mbushur rrjetet sociale me urime. Ata dëshmuan edhe një herë që faqet e tyre zyrtare nuk i shfrytëzojnë vetëm për të promovuar angazhimet në karrierë, por edhe për të qenë më afër publikut e të ndajnë edhe gëzimet e tyre si gjithë të tjerët.

Genc Prelvukaj, Genta Ismajli, Vesa Luma, Angela Martini, janë vetëm disa nga emrat e njohur të skenës sonë të cilat u gëzuan dhe uruan për Shqipërinë. Ata nëpërmjet postimeve të ndryshme nëpër rrjetet sociale iu bashkuan kësaj festë.

“Rruga e mbarë Nanë. Bëhu shembull i mirë dhe hape rrugën për ne. I lumtur si çdo shqiptar tjetër. Shqipëria” ishte mbishkrimi i Genc Prelvukaj. Kurse këngëtarja Genta Ismajli kishte zgjedhur vetëm fjalët “Urime Shqipëria” për të uruar. E Vesa Luma tregon që është shumë e lumtur dhe krenare duke thënë “Urime Shqipëri!!Congratulation Albania Happy and proud”.

Këtij urimi iu bashkëngjit edhe këngëtarja, Besa Kokëdhima, e cila falënderon dhe ndihet krenarë për Edi Ramën “Bravo Edi Rama Krenare”. Kantautori dhe këngëtari, Flori Mumajesi, është shprehur se tani edhe ai ka një status “Sot të gjithë e kemi një status”.

E edhe bukuroshja Angela Martini i është bashkangjitur këtyre urimeve duke u shprehur “Për ty Shqipëria ime ta gëzojmë statusin”. Ndërkaq këta nuk janë të vetmit që janë ndjerë krenarë e të gëzuar me këtë akt historik, kësaj ngjarje i janë gëzuar pothuajse të gjithë emrat e njohur të skenës sonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button