Gjatë vitit të kaluar është zvogëluar numri i personave të vdekur

Gjatë vitit të kaluar numri i personave të vdekur është zvogëluar për 4,6 % në krahasim me një vit më parë.

Vitin e kaluar kanë vdekur 19.208 persona, sipas të dhënave të publikuara nga Enti shtetëror për statistikë për vitin 2013. Numri më i madh janë persona të gjinisë mashkullore dhe atë 10.136 ose 52,8 % nga të gjithë të vdekurit.

Numri i foshnjave të vdekura është 237, ndërsa në numrin e përgjithshëm të të vdekurve ata marrin pjesë me 1,2 %.

Mosha mesatare tek personat e vdekur meshkuj është 69,9 vjet, respektivisht 74,2 vjet te personat e gjinisë femërore ose për 4,3 vite moshë më e lartë mesatare vërehet te femrat.

Lajme të ngjashme

Back to top button