VMRO asnjëherë e përgjumur, shfrytëzon burimet shtetërore pa mëshirë

Fushatat e përforcuara dhe në kontinuitet e VMRO-DPMNE-së, e bëjnë atë një parti e cila në vazhdimësi shfrytëzon burimet shtetërore për të qenë sa më gjatë në pushtet.
Analistët mendojnë se fushata e përhershme e VMRO-DPMNE-së, e cila shfrytëzon resurset shtetërore, reklamat dhe propagandën për të pasqyruar një mënyrë jo reale në vend, është metodë prej ët cilës kjo parti deri më tani ka përfituar shumë.
Profesori Alajdin Demiri thotë se fushata e përhershme është metodë prej të cilës VMRO-DPMNE deri tani ka përfituar shumë.

“Ky pushtet, kjo VMRO-DPMNE, ka qëllim të vetëm të kthen pikëpamjet dhe të instalojë sistem njëpartiak, sepse nuk pranon asgjë të kundërt, asgjë tjetër, respektivisht ajo që politikisht thuhet opozitë. Kjo është një keqpërdorim i asaj që është pushtet, për shkak se bëhet me mjetet e shtetit, me mjetet e qytetarëve”.

Politikologu Sonja Stojadinoviq, madje thotë se qeveria në mënyrë enorme dhe të panevojshme po shpenzon para për të mbetur sa më shumë në pushtet.

“Që gjithnjë e më shumë të arrihen interesat personale dhe partiake në dëm të interesave të popullit, të trupit votues dhe të interesave të shtetit, kështuqë edhe në fushatat në kontinuitet dhe shpenzimet enorme të panevojshme, ne kemi vetëm shkatërrim të gjithë sistemit shtetëror dhe gjithë ekonomisë në Maqedoni”, thotë Stojadinoviq.

Sa më keq po bëhet shteti ata po shpenzojnë më shumë për reklama dhe propaganda, përfundojnë analistë. Sipas tyre politikanët duan të tregojnë një pasqyrë joreale për jetesën në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button