Në Shkup organizohet seminari kundër ekstremizmit të dhunshëm

Faktorët politikë dhe socio-ekonomikë, të cilët mund të kontribuojnë për radikalizim terrorist dhe rekrutim, do të jenë temë e seminarit kombëtar dyditor “Shkatërrimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm i cili çon drejt terrorizmit (HEPT)”, që prej sot do të mbahet në Shkup.
Në seminar është paralajmëruar pjesëmarrja e ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ambasadorit amerikan Poll Uollers dhe ambasadorit të OSBE-së Ralf Bret.
Për temën do të biseodjnë rreth 50 pjesëmarrës lokalë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë ekspertë dhe përfaqësues të autoriteteve kombëtare dhe shoqërisë civile. Në seminar do të theksohen edhe mënyrat me të cilat sektori privat dhe publik, si dhe puna policore në bashkësi, munden në mënyrë efektive të ndihmojnë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit.
Bashkëorganizatorë të ngjarjes janë Sektori për kërcënime transnacionale të OSBE-së dhe Ministri i OSBE-së në Shkup, me mbështetje të Qeverisë së SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button