Aksion policor ndaj vjedhësve të drunjve në gjithë Maqedoninë

Saktë 827 nëpunës policorë, 110 inspektorë nga Drejtoria e të ardhurave publike, 78 inspektorë të Inspektoratit shtetëror të tregut, 25 anëtarë të Inspektoratit shtetëror për pylltari dhe gjueti, por edhe anëtarë të Inspektoratit të punës dhe Policisë së pyjeve gjatë 24 orëve të kaluara kanë qenë në kërkim të vjedhësve të drunjve në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë aksion të paparë më parë janë mbyllur 22 objekte dhe janë marrë 331,8 metër kub dru, katër kamion dhe një veturë. Nga MBP thonë se janë kontrolluar 241 objekte ku bëhet shitje e drunjve për nxehje dhe gjithashtu është zbuluar senë 59 objekte ku paguhet me para në dorë, dhe firmat janë dënuar me gjoba prej 3250 euro, respektivisht të gjitha firmat e dënuara duhet të paguajnë gjithsej 191.750 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button