Deskovski: Egziston rezik Maqedonia të ndahet

Greqia çdo herë e më shumë po i ul kërcënimet kohët e fundit dhe kjo nuk shihet aq mirë nga zyrtarët më të lartë shtetëror në Shkup.
Sa vjen dhe rritet dilema për emrin e Maqedonisë.

Ndërkombëtarët kanë sugjeruar që nga viti 2008 e deri më sot se çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet zgjidhur, për tu hapur më pas portat e integrimeve euro-atlantike.

Në një intervistë dhënë DW, krijuesi i padisë ndaj Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Toni Deskoski ka thënë se ekziston edhe rreziku që Maqedonia të ndahet.

“Ekziston rrezik real, që vjen deri te dridhjet e reja politike në rajon, Maqedonia të mos ketë mundësi që t’iu bëjë ballë të gjitha presioneve ndaj vendeve fqinje dhe të bëhet një gjah për ndarje në ndonjë marrëveshje të re të Bukureshtit”, ka thënë Deskosvki.

Sipas tij, Greqia nuk ka të drejtë në ndryshimin e emrit të Maqedonisë, por mund ta bëjë atë, për shkak se e ka fuqinë ta bëjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button