Fatmir Besimi nesër në Tiranë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi nesër do të vizitojë Republikën e Shqipërisë ku do të takohet me Ministren e Integrimit Evropian Klajda Gjosha si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Në takime do të bisedohet për procesin e integrimit evropian të dy vendeve dhe të rajonit, si dhe për bashkëpunimin bilateral gjatë procesit eurointegrues. Zëvendëskryeministri Besimi, gjatë ditës së djeshme uroi elitën politike të Republikës së Shqipërisë për kontributin dhe punën e bërë nga të gjitha strukturat shtetërore për marrjen e statusit kandidat nga Bashkimi Evropian.

Besimi uroi Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministren e Integrimeve Evropiane Klajda Gjosha dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati duke theksuar se bashkëpunimi mes dy shteteve do të vazhdojë dhe do të thellohet duke u bazuar në interesin e ndërsjellë të dy vendeve, anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button