Për të hequr kërcënimin grek, Maqedonia duhet të paguaj një çmim të caktuar

Ulja e kërcënimit grek, sipas disa analistëve ka çmim të caktuar, por shtrohet pyetjase sa Maqedonia është e gatshme që të paguajë. Kyçja e faktorit të tretë më të fuqishëm është nevojë për kompromis.

Problemi kyç që shtrohet është se si të arrihet kjo zgjidhje dhe për këtë pyetje askush nuk ka dhënë përgjigje të qartë deri më tani.

Toni Deskoski, i cili është krijues i padisë ndaj Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ka thënë për DW se ekziston rreziku që Maqedonia të ndahet.

“Republika e Maqedonisë sigurisht që duhet të paguajë një çmim të caktuar për ta hequr nga vetvetja kërcënimin grek. Në raportet me BE-në dhe NATO-n. Vendi ynë është pala që dëshiron, ose do të dëshironte, që të futet nën ombrellën e sigurisë dhe demokracisë, kurse nuk janë NATO dhe BE ata të cilat dëshirojnë ta rrisin vlerën e tyre me anëtarësimin tonë. Është çështja se sa është çmimi i anëtarësimit në atë klub dhe a jemi të gatshëm që të qëndrojmë gjatë kohë pa e paguar atë. Ekziston rrezik real, përderisa vjen deri te dridhje të reja politike në rajon, Maqedonia të mos ketë mundësi që t’iu bëjë ballë të gjitha presioneve ndaj vendeve fqinje dhe të bëhet një gjah për ndarje në ndonjë marrëveshje të re të Bukureshtit”, komenton Deskoski”.

Në kushte kur Greqia kërkon ndryshimin e emrit, jo për atë që ka të drejtë, por vetëm për shkakun se është më e fuqishme ta bëjë atë, Deskoski konsideron se është tepër e nevojshme që të kyçen edhe faktorë të tretë shumë më të fuqishëm të cilët do të bëjnë presion ndaj të dy palëve deri sa të arrihet lëvizje drejt arritjes së kompromisit.

Lajme të ngjashme

Back to top button