Rrota panoramike ende pa filluar me ndërtim arriti në 15.5 milion euro

Edhe pse ende nuk ka filluar ndërtimi, Rrota Panoramike në lumin e Vardarit e ka tejkaluar vlerën e sajë të parashikuar prej 12 milion eurove. Qyteti i Shkupit kërkon 3.5 milion euro plotësuese për ndërtimin e sajë, me çka kjo rrotë panoramike do të kushtojë 15.5 milion euro.

Kjo ka nxitur reagime të shumta ndërmjet këshilltarëve opozitar në seancën e djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Por sërish shumica e këshilltarëve anëtarë të partisë në pushtet e ka votuar.

Sipas kryetarit të qytetit të Shkupit, mjetet nga ky projekt do ti sigurojë Qeveria e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button