Zvicra kërkon fitore dhe shpreson në Francën

Vazhdojnë garat interesante nëpër grupe, e që janë të vlefshme për kampionatin botëror, “Brazil 2014”, ndërkohë që ndeshjet e treta dhe të fundit të grupeve E dhe F zhvillohen pikërisht sot.

Në Grupin E, Franca e Didier Deschamps, e cila tashmë ka siguruar kalimin për fazën tjetër do të përballet me Ekuadorin, ndërsa në ndeshjen tjetër, Zvicra e pesë shqiptareve, do të kërkojë me doemos fitoren përballë Hondurasit, dhe njëkohësisht të shpresoj në një barazim ose humbje të Ekuadorit ndaj Francës.
Renditja e Grupit E pas dy ndeshjeve është kjo: Franca 6 pikë, Ekuadori 3 pikë, Zvicra 3 pikë dhe Honduras 0 pikë.
Ndeshjet e grupit E, fillojnë nga ora 22:00.

Në Grupin F, Argjentina e Lionel Messit, do të ndeshet me Nigerinë, ndërsa Bosnja e Hercegovina me Iranin. Ndeshjet e Grupit F fillojnë nga ora 18:00.
Renditja në Grupin F pas dy xhirove të luajtura është kjo: Argjentina 6 pikë, Nigeria 4 pikë, Irani 1 pikë dhe Bosnia e Hercegovina 0 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button