Mediat italiane: Falimentoi futbolli

Ndërkohë në mediat uruguajane janë në qiellin e shtatë aq sa e përditshmja “El Pais” duket sikur e priste kualifikimin..

Kafshimi i Suarezit dhe disfata e Italisë ishin titujt kryesorë të mediave ndërkombëtare për eleminimin e të kaltërve nga ky botëror.

Humbja 1-0 me përfaqësuesen “Celeste” shkakton irritimin e gazetave italiane, me “Gazzetta Dello Sport” që e konsideron një falimentim të plotë mes polemikave eleminimin e kombëtares së tyre, ndërsa “Corriere Dello Sport” shkruan “Italia, në shtëpi” duke vendosur theksin mbi fundin e botërorit të kaltër, transmeton Supersport.

Bild, që përgjithësisht thumbon italianët, këtë herë tregohet disi më e rezervuar duke dalë me titullin: “Uruguajanët kafshojnë, italianët mbesin jashtë”. ndërkohë që e përditshmja sportive franceze,

“Lequipe” zgjedh si titull kryesor, Uruguaji më shumë kafshues. Ndërkohë në mediat uruguajane janë në qiellin e shtatë aq sa e përditshmja “El Pais” duket sikur e priste kualifikimin e skuadrës së Tabarez, aq san ë faqen e saj të parë lexohet: “Uruguaji sërish në 1/8”.

Lajme të ngjashme

Back to top button