Gruevski kërkon një Subrata tjetër

Kryeministri Gruevski është fokusuar të gjejë një zëvendësim për Subrata Roj dhe në Shën Naum të ngritët një kompleks me bastore, mëson Libertas nga burime qeveritare.

Kryeministri e ka të qartë se nuk ka asgjë nga biznesi me biznesmenin e burgosur indian Subrata Roj dhe në secilin rast, në takime me biznesmen të huaj ai ua ofron projektin Ohri-Las Vegas, thonë burimet.

Gruevski këtë hap e bëri edhe me pronarin e qendrës tregtare Soravija në Shkup.

Kryeministri si duket e ka bindur pronarin, biznesmen nga Austria që të kapet për pune dhe ta ndërtojë proektin kontrovers në Shën Naum me bastore dhe hotele luksoze.

Pronari i ‘Soravijas” ende nuk i është përgjigjur ofertës, shkruan Libertas.

Ndryshe Subrata Roj ende gjendet në burgjet e indisë dhe pret vendimin e gjykatave.

Lajme të ngjashme

Back to top button