Refugjatë ukrainas në Rusi, shkak pasiguria

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se më shumë se 14 mijë refugjatë ukrainas kanë kaluar kufirin, shkak për këtë është bërë dhuna, e cila po vazhdon prej muajsh në Ukrainën Lindore. Shumë prej tyre po qëndrojnë përkohësisht në hotele, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në kampe verore.

Përfaqësues të autoriteteve lokale pranë kufirit me Ukrainën janë shprehur për BBC, se shumë ndihma janë dërguar nga qytete të ndryshme të Rusisë për popullsinë ukrainase të vendosur përkohësisht aty.

“Janë dërguar ndihma nga Moska, St Petersburg, Volgograd, Chelyabinsk, në fakt nga e gjithë Rusia, Janë rroba ilaçe dhe ushqime. Ky është një problem mjaft i madh”, ka thënë Aleksei Boiko, një zyrtar lokal.

Valentina, një prej ukrainaseve të zhvendosura në Rusishprehet se tashmë zona ku ajo jetonte është e pasigurt dhe e pushtuar nga terrori.

Ndërsa një tjetër prej refugjatëve ka thënë se rajoni Donbass ku ata janë vendosur është i qetë, në ndryshim nga Ukraina Lindore.

“Këtu nuk na shqetëson askush. Kjo ishte një situatë krejtësisht e papritur për ne, tashmë ka filluar të përkeqësohet edhe më tej. Nuk e di se si nisi dhe nga kush”, shprehet një tjetër refugjat.

Dinis dhe Irina kanë lënë prindërit e tyre në Ukrainë. Ata thonë se do të donin të ktheheshin në shtëpinë e tyre, por sipas tyre ky është një konflikt i gjatë dhe i rrezikshëm.

“Nëse shtëpia jonë do të jetë ende në këmbë pas përfundimit të konfliktit, atëherë ne do të kthehemi, por nëse ajo është rrënuar atëherë nuk e di se çfarë do të bëhet”, thonë ata./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button